Rrëfimi për tre fëmijët e familjes Kiçina që mbajnë emrat Epope, Çlirimtare dhe Altar

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 17:45
Rrëfimi për tre fëmijët e familjes Kiçina që mbajnë emrat Epope, Çlirimtare dhe Altar

Epopeja, Çlirimtarja dhe Altari janë tre fëmijë familja Kiçina që mbajnë emra shumë të veçantë e që ndërlidhen me luftën e  fundit në Kosovë.

E para që foli për emrin e saj, ishte Epopeja.

“Emri im tregon Epopenë e UÇK-së. Mami ma ka lanë këtë emër sepse i ka pëlqy shumë”, ka treguar Epopeja.

Emër të veçantë që ndërlidhet me UÇK’në, ka edhe motra e saj Çlirimtarja.

“Emri im nënkupton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Çlirimtarja.

Në ndërkohë Altari vetëm 5-vjeçar tha se emri i tij nënkupton altarin e UÇK’së.

Babai i fëmijëve Muhamet Kiçina, i cili ishte edhe ish-ushtarë i UÇK’së tha se marsi i kujton gjithmonë sakrificën për liri.

“Ne kemi vendos që fëmijëve t’i vendosim emra që ndërlidhen me UÇK’në për të kujtuar shokët tanë që kanë pasur ëndrra. Për shkak që t’i kujtojmë gjitha ata bashkëluftëtarë u kemi vendosur atyre këta emra të veçantë”, ka thënë Kiçina.

Ai tutje ka treguar edhe se vazhdimisht u flet fëmijëve për luftën e UÇK’së dhe për lirinë e fituar.

Në ndërkohë nëna e fëmijëve tregoi se ka një familjarë dëshmorë. Ajo është vajza e dëshmorit të parë të Malishevës, Imer Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)