Policia me aksion të madh në Prishtinë: Zbrazen lokalët që nuk respektuan masat kundër pandemisë

  • A.P /
  • 05 mars 2021 - 23:08
Policia me aksion të madh në Prishtinë: Zbrazen lokalët që nuk respektuan masat kundër pandemisë

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë në terren në gjithë rajonin e Prishtinës për të parë nëse janë duke zbatuar masat kundër pandemisë.

Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.

“Në atë lokacion ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetentë”, ka thënë Thaçi.


Aktivitetet e përbashkëta po bëhen për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale për shkak të festave të marsit.

(Kosova Sot Online)