Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”

  • A.P /
  • 06 March 2021 - 00:00
Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për veturën luksoze “Mercedes Maybach”, për të cilën u raportua edhe ditë më parë.

Bahtiri tha se makina s’është e tij po e djalit të tij i cili është drejtoj i disa kompanive.

“Atë kerr e ka blerë djali i cili i menaxhon… është drejtor i disa kompanive. Ka pasur dëshirë ta ketë edhe një kerr në Kosovë. Është në emër të tij, e ka paguar nga xhirollogaria e tij”, është shprehur Bahtiri.

Tutje, ai tha se makina është edhe e tij meqë është pronë e djalit të vetë.

“Unë mundem me marrë (kerrin) sepse është i djalit, është edhe i jemi”, shtoi Bahtiri.

(Kosova Sot Online)