I shpëtoi rrëzimit të avionit, i mbijeton edhe një tjetër tragjedie

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 08:13
I shpëtoi rrëzimit të avionit, i mbijeton edhe një tjetër tragjedie

Edwin Tumiri, i lindur në Bolivi, i ka mbijetuar dy tragjedive të rënda. Ai është një nga 6 personat që shpëtuan nga ngjarja tragjike e 5 viteve më parë kur një avion me të cilin po udhëtonte skuadra braziliane e Chapecoense u rrëzua.

Këtë javë, Tumiri i mbijetoi edhe një tjetër ngjarje të rëndë. Një autobus u aksidentua në Ivirgarzama të Bolivisë, ku 21 persona ndërruan jetë, ndërsa 30 të tjerë mbijetuan, mes të cilëve edhe Tumiri, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta në gju.

“Në momentin që autobusi doli nga rruga, unë u kapa në ndenjëse. E dija që po përplaseshim, pasi po lëviznim me shpejtësi të lartë. Nuk e lëshova ndenjësen deri në momentin që autobusi ndaloi. Pastaj erdhën dhe na shpëtuan. Nuk i humba ndjenjat dhe mendoj se jam i pari që më nxorën nga autobusi. Ndihem i bekuar dhe për këtë falënderoj Zotin”, tha ai për mediat lokale.

Në aksidentin e 5 viteve më parë, në bordin e avionit ishin 77 persona, lojtarë dhe stafi i skuadrës braziliane, nga të cilët shpëtuan vetëm 6 persona.

(Kosova Sot Online )