Zhduken dy të mitura, njëra nga Prishtina e tjetra nga Klina

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:16
Zhduken dy të mitura, njëra nga Prishtina e tjetra nga Klina

Një e mitur nga Prishtina dhe një nga Klina janë raportuar të zhdukura.

Mëngjesin e së enjtes, një baba nga Klina ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Fsh. Klinafc, Klinë 04.03.2021-08:00.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur  ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Tjetri rast ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Babai ka bërë të ditur se vajza e tij e mitur pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer më në shtëpi.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 05.03.2021-11:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)