Në Ditën e Mësuesit protestohet para Ministrisë së Arsimit, ministrat vlerësohen me notën

  • A.P /
  • 07 mars 2021 - 11:33
Në Ditën e Mësuesit protestohet para Ministrisë së Arsimit, ministrat vlerësohen me notën

Në Ditën e Mësuesit, sot është protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Aksioni është organizuar nga organizata joqeveritare “Global Shapers Prishtina”.

Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e Arsimit për gjendjen në këtë fushë, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

“Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, e të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë aktvisiti  i kësaj organizate.

Përfaqësues të kësaj organizate kërkun qe Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin.


(Kosova Sot Online)