Hykmete Bajrami i del krah Lirije Kajtazit: Le të rinumërohet secila kuti

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 13:17
Hykmete Bajrami i del krah Lirije Kajtazit: Le të rinumërohet secila kuti

Kandidatja e LDK’së për deputete, Lirije Kajtazi, e cila nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, ka reaguar sot, duke aluduar se i janë vjedhur votat. Për pretendimet e Kajtazit, ka reaguar deputetja e LDK’së, Hukmete Bajrami, e cila ka kërkuar rinumërim të votave.

Bajrami ka shkruar në Facebook se KQZ’ja duhet të marrë vendim për rinumërimin e secilës kuti, madje sipas saj, kjo duhet të bëhet nën vazhgimin e kamerave.

“KQZ-ja të marrë vendim për rinumrim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale. Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka shkruar ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK’së.

(Kosova Sot Online)