Kush sipas Enver Hasanit duhet të zgjidhet president?

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 23:37
Kush sipas Enver Hasanit duhet të zgjidhet president?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka thënë që së pari duhet të konstituohet Kuvendi pastaj të votohet presidenti i ri.

“Renditja e organeve kushtetuese në demokraci parlamentare çfarë është Kosova vetë për vete flet për rëndësinë e tyre. Zgjedhja e Kuvendit pasohet nga presidenti, qeveria dhe organe të tjera që derivohen. Kjo është kështu pa përjashtim më demokracitë kushtetuese parlamentare”, tha ai

Sipas Hasanit, zgjedhja e kryeparlamentarit të ri nënkupton që ai kryeparlamentar bëhet ushtrues detyre i presidentit të vendit.

“Me automatizëm, ai e merr pjesën e mbetur të mandatit, asnjëherë nuk nis prej zeros. Une mendoj që është jocivilizuese me pengu atë grupacion politik që ka fituar aq shumë vota me pengu në  formimin e organeve, nuk ka rëndësi cilave – qeverisë dhe presidentit”, tha ai në kallxo pernime.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha që deputetët e kanë obligim të rrinë në seancën në të cilën pritet të votohet presidenti i ri i vendit.

“Deputetët duhet me ndejtë në sallë, dhe me votu, po, jo, abstenim. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN në mënyrë të pastër thotë që duhet me ndejtë. Me lejen e kryetarit të Kuvendit mund të mungohet dhe të shkruhen saktë kur mundet me mungu”, tha ai.

(Kosova Sot Online)