Berisha thotë se po e mbrojnë shtetin e Kosovës më shumë se partitë shqiptare

  • A.P /
  • 08 mars 2021 - 23:57
Berisha thotë se po e mbrojnë shtetin e Kosovës më shumë se partitë shqiptare

Kandidati për deputet i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha ka thënë se po e mbrojnë shtetin e Republikës së Kosovës më shumë se partitë shqiptare

Ai ka thënë se po punojnë shumë që të i shpallin të pavlefshme votat e serbëve që janë dhënë për komunitetet tjera në Kosovë

Dyshimet janë se serbët kanë votuar partitë të minoriteteve tjera joserbe në Kosovë dhe PZAP ka vendosur që të shpallë të pavlefshme disa vendvotime.

“Po punojmë kundër një makinerie të tërë. Ky është një ingjineriing”, tha ai.

“Në Gracanicë në 8 e dicka vota kanë votuar serbët Listën Serbe në vitin 2019, ndërkohë sivjet 4 mijë e dicka vota. Vetëm Iniciatëvs rome ja kanë dhënë 1 e 700 e ca vota e disa edhe Adriana Hodziciq. PZAP e ka marrë një vendim dhe nuk duam të ndërhyjmë më shumë. Por kjo është e qartë se cfarë ka ndodhur këtu”, tha tutje ai.

“Kemi marr vendim pozitiv (është pranuar ankesa e jonë) për anulimin e votave të ‘Romani Iniciativa’ nga ana PZAP-së por është e pjesërishme, vetëm për 5 komuna. Me vendimin e PZAP-se ’Romani Iniciativa’ ka urdhëruar KQZ-në që të largohen nga rezultati përfundimtar votat e fituara në mënyrë të orkestruara në 5 komuna (Leposaviq, Novobërdë, Ranillug , Partesh dhe Kllokot)”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se do të ushtrojnë ankesë nesër në Gjykatën Supreme për siç thotë ai “për të realizuar të drejtën e plotë për të u larguar edhe votat e orkestruara në komunat Graçanicë, Mitrovica Veriore, Lipjan, Kamenicë dhe vendbanime të tjera pasi që është e njëjta gjendje ku edhe aty ka vota të orkestruara”, ka shkruar Berisha.

Ai tutje ka bërë të ditur se ankesa do të dorëzohet nesër rreth orës 11:00.

(Kosova Sot Online)