Shefi i Zoom-it transferon 6 miliardë dollarë aksione, s’dihen përfituesit fatlumë

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 10:05
 Shefi i Zoom-it transferon 6 miliardë dollarë aksione, s’dihen përfituesit fatlumë

Themeluesi i aplikacionit të famshëm “Zoom”, Eric Yuan, ka transferuar një sasi të madhe të aksioneve me vlerë prej më shumë se 6 miliardë dollarësh, sipas një dokumenti të rregullatorit.

Yan, që gjithashtu është shef ekzekutiv i aplikacionit për video-lidhje, i transferoi rreth 40 për qind të aksioneve javën e kaluar, shkruan BBC.

Transferimi i aksioneve u regjistrua si dhuratë për përfitues të paidentifikuar. Pasuria e Yanit është rritur shumë pasi aplikacioni Zoom u bë vendtakim për miliona nxënës, mësues, biznese e institucione gjatë pandemisë.

Kjo platformë filloi së funksionuari në vitin 2011 dhe u regjistrua në tregun amerikan të aksioneve në vitin 2019, me ç’rast themeluesi i saj u bë miliarder. Sipas revistës “Forbes”, pasuria e tanishme e tij është 13.7 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve të aplikacionit Zoom pothuajse është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit dhe vlera e kompanisë ka arritur në rreth 100 miliardë dollarë.

Kompania pret që të hyrat gjatë këtij viti të rriten për 40 për qind, duke shkuar në mbi 3.7 miliardë dollarë, pavarësisht lehtësimit të masave dhe shpërndarjes së vaksinave.

Amerikani me prejardhje kineze vitin e kaluar u zgjodh “Biznesmeni i Vitit” nga revista “Time” dhe u përfshi në listën vjetore të 100 njerëzve me më së shumti ndikim në botë.

(Kosova Sot Online)