Të gjithë të bashkuarit rreth klanit “Pronto”, qytetari i ndëshkoi me vdekje politike në zgjedhjet 14 shkurtit!

Të gjithë të bashkuarit rreth klanit “Pronto”, qytetari i ndëshkoi me vdekje politike në zgjedhjet 14 shkurtit!

Gani Qarri

  • 09 March 2021 - 07:49

Shkruan: Analist Gani Qarri

Gjëja më e mirë, që pas mese 21 vitesh kaos social e politik, ka mundur ti ndodhte popullit dhe shtetit të Kosovës, është referendumi gjithë popullor i qytetarëve për ndryshim, janë zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat partitë e inkriminuar tash e mbi një dekadë, i dërguan në këndin e dështimit dhe si veterane të njohur të korrupsionit e krimit të organizuar dhe kapjes kriminale të shtetit, i shndërruan përfundimisht në segmente dytësore e te pavlere fare , fare të parëndësishem dhe gati në prag të ekzistencës së tyre politike. Madje pothuajse që të gjitha pa asnjë dallim thelbësor, pësuan debaklin meritor më të rëndë, që nga ekzistenca e tyre, si segmente të “kapjes” kriminale te shtetit, duke filluar me PDK-në, si prijatare e kapjes agresive të shtetit dhe kontaminuesja më tipike e atmosferës demokratike në vend.

-PDK bashkë me LDK-në e Isa Mustafës, i cili tash e mbi një dekadë, mbyti çdo formë pluralizmi brenda partisë, duke sunduar vet, si despot, AAK-në, por edhe NISMA-në e Limajt e deri te grupacioni i dështuar i rusofilit Behgjet Pacolli, 14 shkurti, i shndërroi në segmente rezervë dhe elemente gati të papërdorshme plebishiti masiv i popullit të Kosovës, veçanërisht LDK-në e Isa Mustafës, dikur si partia më e madhe në vend, nga antipatia e pafund e elektoratit ndaj Isa Mustafës dhe SHIK-isteve te tij , e ktheu në parti krejtësisht minore, klanore e krahinore.

Dënim pothuajse të njëjtë morën edhe PDK e AAK, e të mos përmendim këtu edhe NISMA-apo klubin turistik të Behgjet Pacollit, madje partia e Limajt nuk arriti ta kalojë as pragun zgjedhor, duke pësuar të gjitha bashkë, humbjen e merituar më të madhe që kanë mundur ta pësonin në historinë e ekzistencës së vet dubioze, në zgjedhjet e 14 shkurtit, si ndëshkimi më meritor, i orientuar drejtpërsëdrejti kundër tyre. Madje sipas numrit të deputetëve aktual, LDK është kthyer pothuajse në parti rajonale dhe mbetet e dominuar, pothuajse tërësisht nga klani i Prishtinës me rrethinë, e cila nga 15 deputetët që e përfaqësojnë tashmë krejtësisht të rrudhur e minore, 4 janë nga Prishtina dhe dy të tjerë nga komunat në fqinjësi me Prishtinën, si Podujeva me Vushtrri, ndërsa vetëm 9 deputetët të LDK-së vijnë nga rajonet tjera të Kosovës, nga Rrafshi i Dukagjinit, Anamorava dhe Drenica, si Prizreni, Peja, Deçani e Rahoveci, Gjilani dhe Skenderaj.

Po aq e kufizuar në përfaqësim mbetet edhe PDK-ja, bile për t’u bërë habie aq e madhe, sa pa korrupsion dhe bartje masive të votave as që mund të kuptohet nga mendjet e shëndosha, nga 19 deputetët e fituar të PDK-së, gati gjysma, apo nëntë prej tyre vijnë vetëm nga Drenica, të cilët kanë mundur të fitojnë vetëm me PRONTO-Mënyrë, apo modelin special-PRONTO, sikur ky rajon të kishte mbi një milion banorë, dhe më tepër se vet kryeqyteti i vendit me rrethinë. Ndërsa AAK-ja, ashtu siç dihet tanimë, epiqendrën e përfaqësimit të vet politik e ka, po ashtu kryesisht në Dukagjin, madje tre deputet të këtij subjekti politik vijnë vetëm nga Deçani?!

Kështu që ky rezultat trishtues, është edhe një alarm më tepër, për kthimin e këtyre partive në grupacione tërësisht rajonale dhe me humbjen e tillë kaq serioze të primatit të vet politik, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përveç se janë shndërruar në segmente tërësisht minore, nuk mund të konsiderohen më, as si parti gjithëpërfshirëse. Madje që të tri këto segmente të inkriminuara, nga PDK,LDK dhe AAK e , përfundimisht rrezikohen hapur, të rrudhen edhe më shumë dhe të kthehen në iniciativa lokale, apo edhe organizata krejtësisht "Jo-qeveritare" deri sa te shuhen fare, pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre të zymtë mbi dy-dekadash, te korrupsionit galopant e krimit të organizuar dhe mbi 21 vite-të qeverisjes tërësisht kriminale të vendit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".