
Lexoni edhe:
Emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme
Ministria e Shëndetësisë e ka mohuar se ka mungesë të insulinës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, pas ankesave të disa pacientëve. Sipas MSH’së, ky institucion është furnizuar me insulinë dhe aktualisht mungon vetëm një lloj i saj.
Personat e diagostifikuar me diabet në kryeqytet e që kanë nevojë për insulinë mund ta marrin atë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë edhe pse dje shumë pacientë janë kthyer duarthatë.
Në këtë institucion aktualisht mungon vetëm një nga llojet e insulinave analoge, derisa llojet e tjera të insulinave janë në dispozicion.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme
Lexoni edhe:
“Sa i përket furnizimit me insulina në QKMF-Prishtinë, nga Depoja Qendrore e MSH-së është distribuar sasia e kërkuar nga ky institucion.Vetëm njëri nga llojet e insulinave analoge mungon për momentin në stokun farmaceutik, të tjerat janë distribuar dhe janë në dispoziocion”, thuhet në përgjigjet e MSH’së.
Mungesa të insulinës nuk ka as në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi për media i QKUK’së, Shpend Fazliu i ka thënë gazetetës se se bazuar në informatat nga Shërbimi Farmaceutik në QKUK, furnizimi me insulinë është i rregullt dhe nuk ka mungesa.
“Zyra për Informim në QKUK ju njofton se bazuar në informatat nga Shërbimi Farmaceutik në QKUK, furnizimi me insulinë është i rregullt dhe nuk ka mungesa. Lidhur me Qendrat e Mjekësisë Familjare, duhet t’I drejtojeheni Ministrisë së Shëndetësisë, meqë nuk janë në kompetencë të ShSKUK’së”, ka deklaruar Fazliu.
(Kosova Sot Online)