Një burrë sulmon fizikisht gruan e tij në Prishtinë

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 12:34
Një burrë sulmon fizikisht gruan e tij në Prishtinë

Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Prishtinë.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa burri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Prishtinë, 09.03.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)