Berisha: Vjosa Osmani ka më pak mbështetje sesa Ramush Haradinaj në Kuvend

  • A.P /
  • 10 March 2021 - 21:52
Berisha: Vjosa Osmani ka më pak mbështetje sesa Ramush Haradinaj në Kuvend

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, thotë se ende i qëndrojnë prapa kandidimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj si president.

Berisha tha se Haradinaj ka vota më shumë në Kuvendin e Kosovës sesa Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani i ka vetëm 7 deputetë të listës së saj, ndërsa AAK-ja i ka 8.

“Ne e kemi kandidu dhe qëndrojmë dhe e dimë pse e kemi kandidu zotrin JHaradinaj. Mirëpo këtu në politikë është edhe me votë. Haradinaj ka më shumë vota në Kuvend sesa Osmani, sepse ajo i ka vetëm 7 deputetë na i kemi 8… Ne mendojmë për rendin jo për zgjedhje. Rezultatet apo eleketorati na ka tregu ku jemi dhe të certifikohen zgjedhjet dhe duhet më bisedu këtë punë”, thotë Bekë Berisha.

(Kosova Sot Online)