Mustafa tregon pse ai kandidoi për kryetar të LDK’së

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 23:37
Mustafa tregon pse ai kandidoi për kryetar të LDK’së

Kandidati për kryetar i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se është kandidati i duhur që të drejtojë këtë subjekt.

Ai thotë se vendimet në të kaluarën i kanë humbur shumë vlera LDK’së.

“LDK sot është në 12.6%. një parti që fitonte bindshëm. Si thoshte presidenti Rugova kishim fitore solide. Ka shkëputje me qytetarin. Kemi qenë partia e parë pluraliste. Ky ishte ai boshti, solidariteti me qytetarët që të punohej për Kosovën”, thotë ai.

Tutje ai tregon profilin e tij dhe pse vendosi të kandidojë.

“Unë mendoj se ka të dy shtyllat e duhura për kandidim. E para se jam vazhdimësi e politikës së LDK’së. Kam bagazh në vazhdimësi në atë krah,. E dyta është se jam njeri i shkolluar në Amerikë. Prej shkollës së mesme e deri në studimet e larta i kam përfunduar atje. Pra prej moshës 18 vjecare”, tha Mustafa.

Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen më 14 mars. Mandati do të jetë vazhdues i atij të Isa Mustafës dhe jo mandat i plotë.

(Kosova Sot Online)