Në burgun e Dubravës gjendet marihuanë

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 11:12
Në burgun e Dubravës gjendet marihuanë

Në burgun e Dubravës, oficerët korrektues kanë gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8 gram.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më para dy ditës.

Ky rast është duke u hetuar.

“ Burgu i Dubravës, Istog 10.03.2021 – 13:30. Është raportuar se në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë oficerët korrektues kishin gjete gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth 8 gram. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)