Profesori amerikan – udhëheqësve serbë: S’keni guxim ta pranoni pamundësinë e anulimit të pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 15:22
Profesori amerikan – udhëheqësve serbë: S’keni guxim ta pranoni pamundësinë e anulimit të pavarësisë së Kosovës

Profesori amerikan në Universitetin e New York-ut dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir tha se udhëheqësit serbë duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë – në cilat kushte mund të anulohet pavarësia e Kosovës.

Ben-Meir tha se ata e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje, por që nuk kanë guximin të pranojnë se ajo është përtej aftësive të tyre.

“Udhëheqësit serbë duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të anulohej pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral ta pranojnë se është përtej fuqisë së tyre ta anulojnë pavarësinë e Kosovës, tani ose në çdo kohë”, shkroi Ben-Meir në Twitter.

(Kosova Sot Online)