FSSHK reagon pas ofertës për vaksinim të punëtorëve shëndetësorë në Shqipëri: MSH po e neglizhon ofertën

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 12:19
 FSSHK reagon pas ofertës për vaksinim të punëtorëve shëndetësorë në Shqipëri: MSH po e neglizhon ofertën

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me  mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas  ofertës  së  Kryeministrit të Shqipërisë Zotëri Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.

Sipas kësaj Federate, Ministria e Shëndetësisë është duke e neglizhuar këtë ofertë.

Njoftimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me  mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas  ofertës  së  Kryeministrit të Shqipërisë Zotëri Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla për këtë qështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gadishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar,në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)