Milaim Zeka: Turp, Qeveria po e trajton shtetin si të ishte pronë e Serbisë

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 10:59
 Milaim Zeka: Turp, Qeveria po e trajton shtetin si të ishte pronë e Serbisë

Ish-deputeti Milaim Zeka ka pasur disa kritika për Qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shteti po trajtohet sikur të ishte e presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Ai ka thënë se kjo qeveri në ikje, po tenton të kap sa më shumë me arsyetimin që “janë në ikje”.

Tutje, ish-deputeti ka thënë se çdo ditë po raportohet për shpërndarje të parave, teksa thotë se arka e shtetit ka mbetur bosh.

“Kriza po thellohet. Boll llugë është, po qeveria po e bënë edhe më llugë. Kjo qeveri po e trajton shtetin sikur të ishte pronë e Serbisë. Për besë keq, edhe turp, pa çka që turpi ka vdekur te ne”, ka shkruar Zeka.

(Kosova Sot Online)