Enver Hoxhaj: Pas 10 vjetëve, fituesit e opozita flasin si t’i formojnë institucionet

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 13:25
Enver Hoxhaj: Pas 10 vjetëve, fituesit e opozita flasin si t’i formojnë institucionet

Pas shumë vitesh, udhëheqja e PDK-së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje janë ulur në takim për të biseduar se si do t’ia bëjnë për formimin e institucioneve, të cilën do ta bëjë LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve. Enver Hoxhaj tregon se çka foli me Kurtin e Osmanin.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, që zgjati për më shumë se një orë.

“Ne kemi nevojë për liderë institucionale që e bashkojnë skenën politike”, ka thënë Hoxhaj.

Ai thotë se ky takim ishte i pari mes pozitës së ardhshme dhe opozitës për formimin e institucioneve, e tregon se me Kurtin e Osmanin bisedoi për zgjedhjen e Presidentit.

“Para se të shkojë në një qasje më specifike se çka kemi diskutuar, më lejoni të ju kujtojë se pas 10 vitesh, ky është takimi i parë që ndodhë dhe komunikim normal mes qeverisë së ardhshme dhe opozitës dhe kjo ndodh falë kulturës politike të PDK-së dhe qasjes sonë që përmes dialogut do të mund të japim secili prej nesh kontributin tonë për krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë u.d i kryetarit të PDK-së.

“Për herë të parë, qeveria dhe opozita janë takuar për të biseduar për procesin e formimit të institucioneve, konkretisht zgjedhjes së presidentit”, shton  ai.

Kjo, thotë Hoxhaj, ka ndodhur vetëm kur PDK-ja ishte në pushtet dhe e kishte takuar shefin e atëhershem të opozitës, Isa Mustafa, për ta zgjedhur Atifete Jahjagën presidente.

(Kosova Sot Online)