Vendos kryesia, Arbërie Nagavci tregon kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 10:01
 Vendos kryesia, Arbërie Nagavci tregon kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Para mediave, Nagavci ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të hënën.

“U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00. U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)