Elbert Krasniqi pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Do ta votojmë qeverinë dhe presidenten

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 13:45
 Elbert Krasniqi pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Do ta votojmë qeverinë dhe presidenten

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është ndalur të flasë për media pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se do të votojë përt krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

“E takuam zonjën Osmani dhe Z. Kurti. Diskutuam për procedurat dhe hapat në vijim për krijimin e institucioneve. IRDK siç e dini është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë për krijimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi.

Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian. gjatë legjislaturës së kaluar ishte pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së.

(Kosova Sot Online)