Vjosa Osmani e Albin Kurti takohen me Rasim Demirin nga VAKAT-i

  • E. /
  • 16 March 2021 - 14:33
Vjosa Osmani e Albin Kurti takohen me Rasim Demirin nga VAKAT-i

Rasim Demiri përfaqësues nga “Vakat”, është pritur në takim nga Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani.

Osmani dhe Kurti kanë pritur  në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Përderisa për ditën e premte është konfirmuar takimi i Osmanit dhe Kurtit me kreun e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Pas takimit me përfaqësues të komunitetit turk të Kosovës, i pari i LVV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë pritur në takim përfaqësues nga komuniteti boshnjak, përfaqësuar nga Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike.

Para pak minutave, ka përfunduar takimi mes Emilia Redzepit dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e boshnjakëve thanë se nuk kanë kushte për Kurtin dhe Osmanin.

Ata e konfirmuan se do ta votojnë Qeverinë dhe Presidenten.

(Kosova Sot Online)