Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

  • E /
  • 17 March 2021 - 11:10
 Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, të mërkurën kanë takuar edhe liderin e partisë Iniciativa Roma, Gazmend Salijeviq.

Këto takime Kurti e Osmani po i zhvillojnë për konsultime lidhur me formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas takimit, deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi ka thënë se takimi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë  për zhvillim.

Ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ka qenë takim konstruktiv dhe së bashku do të punojmë për programin për zhvillim. Do të vazhdojmë bisedimet për Qeverinë”, tha ai.

Kurti e Osmani për tri ditë ka zhvilluar takime me partitë parlamentare për formimin e institucioneve.

(Kosova Sot Online)