E spiunoi te njerku, nëna vret në mënyrë makabre djalin e saj

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 12:03
 E spiunoi te njerku, nëna vret në mënyrë makabre djalin e saj

Një nënë ruse është arrestuar nga policia pasi mendohet se ka vrarë djalin e saj në mënyrë makabre, në qytetin Kursk.

Sipas mediave lokale, 31-vjeçarja Anastasia Baulina i mbushi gojën me benzinë djalit të saj dhe i vuri flakën.

Arsyeja ishte sepse djali i kishte thënë njerkut të tij se mamaja kishte takuar të dashurin.

Motra e viktimës, 12-vjeçarja Natasha e pa me sytë e saj ngjarjen, ndërkohë që njerku shoi zjarrin dhe dërgoi të voglin në spital. Por, 8-vjeçari vdiq dy ditë pas shtrimit, për shkak se kishte djegie në 45% të trupit.

Nëse dënohet, nëna rrezikon 20 vite burg.

(Kosova Sot Online)