Abdixhiku zbulon ditën kur LDK-ja vendos nëse qëndrojnë në sallë gjatë votimit për presidentin

  • G.G /
  • 18 March 2021 - 12:56
Abdixhiku zbulon ditën kur LDK-ja vendos nëse qëndrojnë në sallë gjatë votimit për presidentin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë vikendit do të marrin vendim nëse do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit në momentin kur Vjosa Osmani votohet për presidente.

Duke folur para gazetarëve, Abdixhiku ka thënë se nesër do ta takohet me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, e se gjatë vikendit do të formohet kryesia ku do të merren vendimet.

“Tani këtë pyetje duhet ta trajtojmë me kohë, e di që është me interes, nesër  kemi takimin biletarel, gjatë vikendin do ta formojmë kryesinë aty i marrim vendimet në koordinim të plotë me grupin parlamentar”, tha ai.

Abdixhiku ka thënë se do të synojnë që t’i shmangin zgjedhjet e se LDK-ja ka qëndrime konstruktive.

“Ajo që kam thënë është që LDK-ja synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribuojë për formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike. Çështjet tjera do t’i kuptojmë pas takimit të nesërm, kemi qëndrime kontruktive, kemi qëllim që t’i shmangim zgjedhjet që janë të kushtueshme”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)