Sozia e Meghan Markle kërcënohet pas intervistës me Oprah

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 09:04
 Sozia e Meghan Markle kërcënohet pas intervistës me Oprah

38 vjeçarja britanike Sarah Mhlanga, thotë se fundmi se mediat sociale po e përdorin si një “dyshek boksi” pas “luftës” që Meghan i ka shpallur familjes mbretërore me intervistën e saj me Oprah Winfrey.

Prandaj sozia e dukeshës Meghan Markle që fitonte 300 paundë për çdo paraqitje publike, tashmë dëshiron të heqë dorë pas ofendimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Sarah thotë se ka marrë abuzime të shumta pas intervistës së Dukeshës së vërtetë me gazetaren amerikane Oprah Winfrey

Nëna e dy fëmijëve që jeton në veri të Anglisë tregon se nuk ka qenë e aftë të punonte gjatë pandemisë, ndërsa trembet se edhe karriera e re e saj po shuhet prej humbjes së popullaritetit të saj në Britani.

“Ka disa njerëz që besojnë se Meghan i ka shpallur luftë mbretërorëve prandaj po më përdorin mua si një dyshek boksi. Më vijnë mesazhe ku thuhet se vetëm kërkoj vëmendje dhe se duhet të më vijë turp që përfaqësoj Meghan,” thotë Sarah në një intervistë me revistën Closer .

Ajo shton: “E dua shumë Meghan, por tani pas kësaj interviste, njerëzit nuk duan të më pajtojnë më”.

Sarah nisi të merrte mesazhe negative që kur Meghan dhe bashkëshorti i saj Princi britnaik Harry u larguan nga detyrat mbretërore në janar të vitit të shkuar.

Por urrejtja u intensifikua pas intervistës dy-orëshe ku Meghan akuzonte një anëtar të paemëruar të familjes mbretërore për racizëm dhe për “gënjeshtra” për të dhe Harry.

Një nga tallësit online i thoshte gruas se duhet të heqë dorë nga personifikimi i Meghan pasi ajo është “gruaja më e urryer në botë” dhe se “e meriton abuzimin”.

Por sozia e Markle punon me këtë prej vitit 2017, dhe ka pasur mjaft sukses që prej izolimit të pandemisë.

“Ne prag të martesës mbretërore unë merrja një ose dy prenotime në javë dhe po mendoja të hiqja dorë nga puna e zakonshme që kisha. Kam një garderobë plot me veshje të ‘Meghan’ dhe i kam mësuar përmendësh lëvizjet e saj dhe shprehjet e fytyrës. Une jam sozia numër 1 në Britani e Meghan.”

Sarah shton se mbështet gjithsesi Meghan dhe shpreson se çifti me djalin e tyre Archie, të zgjidhin sa më shpejt problemet me familjen mbretërore.

(Kosova Sot Online)