Prishtinë: Një grua raporton në polici se vazhdimisht ka probleme me vjehrrën dhe burrin

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 11:30
Prishtinë: Një grua raporton në polici se vazhdimisht ka probleme me vjehrrën dhe burrin

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se vazhdimisht ka probleme me burrin dhe vjehrrën e saj.

Pas këtij denoncimi, policia ka intervistuar palët dhe më pas i ka liruar.

Rasti është iniciuar si “dhunë familjare” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

·         Prishtinë, 18.03.2021 – 19:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrën e saj të dyshuarën kosovare si dhe me burrin e saj mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)