Gjobiten me nga 500 euro personat e infektuar që thyen izolimin në Kamenicë, Policia ka një apel për qytetarët

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 20:47
 Gjobiten me nga 500 euro personat e infektuar që thyen izolimin në Kamenicë, Policia ka një apel për qytetarët

Në kuadër të menaxhimit të situatës me COVID-19 dhe pas raportimeve nga qytetarët, Policia e Kosovës ka filluar aksion për identifikimin e të gjithë personave me COVID-19, të cilët e kanë thyer izolimin.

Stacioni Policor në Kamenicë ka njoftuar se ata që e kanë thyer izolimin janë dënuar me nga 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas Policisë, këta persona që qytetarët i kanë lajmëruar pranë institucioneve të sigurisë, do të monitorohen vazhdimisht dhe identifikimi i tyre është bërë me foto, kamera të sigurisë dhe forma të tjera.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici.

“Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal”, thuhet në njoftimin e PK-së në Kamenicë.

Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit

(Kosova Sot Online)