Edhe Agim Veliu arrin në Kuvend

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 10:16
 Edhe Agim Veliu arrin në Kuvend

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka arritur në Kuvend për seancën konstituive.

Pas pak pritet të nis seanca e parë, pas mbajtjes së zgjedhjeve, ku pritet të ndodhë konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Aty ka arritur Agim Veliu, i cili pas shumë vitesh në qeverisje lokale, u bë pjesë e Kuvendit.  

WVeliu u komentua shumë fundjavën që mbeti pas, për shkak se nga të qenit nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së, tash nuk është as pjesë e kryesisë. Këto ndryshime në LDK ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit ishte thirrur për sot, e në të njëjtën ditë pritet të votohet edhe formimi i Qeverisë. Për votim si i kandiduar për kryeministër do të dalë Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)