Glauk Konjufca shkon e përshëndetet me Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 10:29
 Glauk Konjufca shkon e përshëndetet me Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën

Konjufca e Abdixhiku duket se kanë lënë prapa përplasjet nga një studio televizive në tjetrën që i bënë javën e kaluar.

Glauk Konjufca, që pritet të dalë në votim për kryeparlamentar, sapo ka hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetin Kujtim Shala.

Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se cka thotë”.

Kësaj i është përgjigjur Abdixhiku, i cili në ato momente ishte duke dhënë intervistë në Pressing. Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.

(Kosova Sot Online)