Vladimir Putin vaksinohet sot kundër Covid-19

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 08:27
 Vladimir Putin vaksinohet sot kundër Covid-19

Presidenti rus do të vaksinohet kundër Covid-19 këtë të martë, ndërkohë ka bërë edhe një apel që qytetarët të mos hezitojnë të marrin vaksinën.

Vladimir Putin nuk specifikoi se cilën vaksinë do të merrte. Vaksina kryesore e disponueshme publikisht në Rusi është Sputnik V, të cilën po e promovon edhe për eksport. Moska gjithashtu ka dhënë aprovim emergjent për dy vaksina të tjera të brendshme, EpiVacCorona dhe CoviVac.

“Vaksinimi, natyrisht, është një vendim vullnetar për çdo person. Vendim personal i çdo secilit ”tha Putini gjatë një deklarate publike të qeverisë të hënën në lidhje me vaksinat ruse kundër Covid-19.

Putini tha se ishte jetike të rritet prodhimi i vaksinave për përdorim në Rusi, ku deri më tani 4.3 milionë njerëz kanë marrë deri më tani të dyja dozat e vaksinës.

Putin tha se Rusia kishte nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të furnizuar disa shtete me dozat e Sputnik V, për 700 milion njerëz.

Shkencëtarët thanë muajin e kaluar se Sputnik V kishte pothuajse 92% efikasitet në luftimin e Covid-19.

Sipas agjencisë ruse të statistikave, Rosstat, më shumë se 200,000 rusë kishin vdekur nga Covid-19 deri në fund të janarit, numri i tretë më i lartë në botë i vdekjeve pas SHBA dhe Brazilit.

(Kosova Sot Online)