LDK-ja e çliruar nga jugokomunisti Isa Mustafa hije e Hashim Thaçit, ia ka borxh votën për presidente kandidates Vjosa Osmani

LDK-ja e çliruar nga jugokomunisti Isa Mustafa hije e Hashim Thaçit, ia ka borxh votën për presidente kandidates Vjosa Osmani
LDK-ja e çliruar nga jugokomunisti Isa Mustafa hije e Hashim Thaçit, ia ka borxh votën për presidente kandidates Vjosa Osmani

Gani Qarri

  • 23 mars 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Votimi masiv i qytetarëve të Kosovës, për ndryshime, mundjen e krimit të organizuar dhe mënjanimin nga skena, të kokave kryesore të krimit të organizuar si dhe nxjerrjen në opozitë të partive dhe figurave të inkriminuara, për çrrënjosën korrupsionit galopant dhe gjithë politikës mafioze, që për simbolikë dhe idol kryesor, kishin jugokomunistin e dështuar Isa Mustafa dhe vet kuislingun Hashim Thaçi, i cili tanimë, po mbahet në burg nga Gjykata Speciale dhe pritet edhe të gjykohet për krime kundër njerëzimit, e obligon koalicionin fitues parazgjedhor Kurti-Osmani, që ti formojë sa më parë Qeverinë dhe institucionet e reja shtetërore.

-Për ta nxjerr njëherë e përgjithmonë vendin tonë nga kapja, prej dy dekadash nga kthetrat e krimit të organizuar e korrupsionit, strukturave kriminale të SHIK-ut ilegal dhe grupacionit tanimë të njohur për të keq në gjithë vendin dhe jashtë Kosovës, Klani Pronto, të cilët vodhën e plaçkitën çdo gjë të mundshme të këtij vendi, bënë Kosovën të pabanueshme për shqiptarët dhe plandosën për tokë edhe imazhin e shtetit tonë të brishtë, duke shitur dhjetëra mijëra hektarë tokë të Kosovës, FYROM-it dhe shtetit xhuxh të Malit të Zi, java në vijim duhet të jetë java vendimtare për formimin e Qeverisë së re, të dalë nga votimet e 14 shkurtit, e mundësisht edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, dhe ndarjen përgjithmonë nga e kaluara e partive kriminale.

Me këtë rast, do të ishte shumë e moralshme, etike dhe politikisht tejet profitabile edhe për vet LDK-në dhe kryesinë e sapo zgjedhur të saj, që të shkëputet përfundimisht nga ky klan me të cilin kooketoi gjatë gjithë kohës Isa Mustafa dhe mentaliteti i ndryshkur i këtij liderit të dështuar jugokomunist, në mënyrë që të mos sillet më si argat i PDK-së, por si parti politike më vete dhe e deklaruar institucionale.

Vetëm kjo mënyrë e qëndrimit dhe të vepruarit të LDK-së, do ta bënte më të lehtë edhe jetësimin e zotimit për shtet të së drejtës, si dhe më efektive luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke mbështetur vullnetarisht dhe për qëllime të mira shtetërore, në këtë moment kritik, bërjen e institucioneve të reja të vendit nga partia fituese LVV, si dhe votimin e Dr. Vjosa Osmanit për Presidente, kandidatura e të cilës mori verdiktin mbarë popullor me mbi 300 mijë vota të qytetarëve, dhe kështu, udhëheqja e re e LDK-së, do ta rikthente serish besimin e humbur tek votuesit e vet të dikurshëm, të cilët ishin të shumtë dhe për vite të tëra, e bënë këtë parti të madhe.

E jo, vetëm për shkak të gabimeve të kaluara, të trashëguara nga kupola krimo-drejtuese e Isa Mustafës dhe klanit të tij të ngushtë politiko-mafioz të gardës së vjetër, të dështojë qëndrimi i LDK-së dhe kryesisë së re edhe në raport me funksionalizimin e institucioneve të reja të shtetit, si sprova e parë drejtë fuqizimit dhe reformimit të LDK-së, nëse kjo parti vërtetë e mban veten për parti shtet formuese e synon vlerat e demokracisë evropiane, dhe nuk i përdorë këto sllogane vetëm si parulla të rrejshme e mashtruese para opinionit, që zgjedhjet e fundit dëshmuan se e ka mashtruar keq, për çka edhe mori dënimin më të rëndë në vitet e pasluftës dhe krejt historinë e saj, që nga krijimi si parti!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".