Rrahje në Deçan, shtatë persona arrestohen

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 11:35
 Rrahje në Deçan, shtatë persona arrestohen

Policia në Deçan ka arrestuar shtatë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë përdorur një thikë, e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor, derisa njëri prej tyre është hospitalizuar në spitalin e Pejës.

“Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)