
Lexoni edhe:
Covid-19 në Shqipëri/ 303 raste të reja dhe 11 humbje jete
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Në aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.
Covid-19 në Shqipëri/ 303 raste të reja dhe 11 humbje jeteLexoni edhe:
Aliu ka reaguar pas raportimeve të sotme në media se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Aliu ka thënë se për aktakuzën po dëgjon për herë të parë nga mediat duke shtuar se vetë atij asnjëherë nuk i është kumtuar nga organet e drejtësisë se i është ngritur aktakuzë.
(Kosova Sot Online)