Mbi 100 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, të infektuar ka edhe staf mjekësor

  • E. /
  • 26 March 2021 - 10:54
 Mbi 100 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, të infektuar ka edhe staf mjekësor

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 105 pacientë për koronavirus.

Në raportin e këtij spitali thuhet se 89 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 8 të konfirmuar negativë, ndërsa 8 pacientë janë të pakonfirmuar.

Në këtë raport flitet edhe për gjendjen e pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19.

55 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 2 pacientë me CPAP maskë.

Të infektuar ka edhe nga stafi i spitalit, ku gjithsej janë 8 persona: 3 mjekë, 4 infermierë dhe 2 staf administrativ.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në këtë raport.

(Kosova Sot Online)