Dy gra dhe dy fëmijë sirianë gjenden të ngrirë nga i ftohti në Liban

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 09:48
Dy gra dhe dy fëmijë sirianë gjenden të ngrirë nga i ftohti në Liban

Katër sirianë – dy gra dhe dy fëmijë – u gjetën të vdekur nga i ftohti të premten në pjesën lindore të Libanit pasi ishin zhdukur, njoftuan autoritetet lokale.

Këta katër persona u gjetën të ngrirë dhe pa shenja jete pas një operacioni të kërkimit nga Mbrojtja Civile e Libanit, forcat e sigurisë dhe ushtarët, bëri të ditur guvernatori i rajonit Baalbek Hermel, Bachir Khodr.

“Një hetim do të fillojë rreth një personi libanez që ishte me ta më parë për të parë nëse ky rast ka qenë trafikim me njerëz apo jo”, tha ai.

Libani ka më shumë se një milion refugjatë sirianë, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm në atdhe më 2011, shkruan Reuters.

Pavarësisht shifrës së tmerrshme të viktimave civile dhe shkatërrimit të vendit, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka refuzuar që të largohet nga pushteti. Ai e gëzon përkrahjen e Rusisë, Kinës dhe Iranit.

(Kosova Sot Online )