Lumir Abdixhiku për Cimën: Në kohën më të zymtë të vendit na dha një dritare gëzimi

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 11:18
Lumir Abdixhiku për Cimën: Në kohën më të zymtë të vendit na dha një dritare gëzimi

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë sot homazhe për nder të aktorit Rasim Thaçi-Cima.

Abdixhiku tha se Cima në kohën më të zymtë, ai dha një dritare gëzimi për ne.

“Sot me bashkëpunëtorë nderuam Cimën; njeriun që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, duke shpërndarë fotografi nga homazhet e tij para Teatrit Kombëtar.

“Mjeshtër, pusho në paqe!”, shtoi ai.

Aktori i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima vdiq dje pas infektimit me koronavirus në moshën 71 vjeçare.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158164716552759

(Kosova Sot Online)