Pas tërmetit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, politika e lidhur me krimin duhet të pastrohet e zhveshur lakuriq, për një fillim të ri nga pika zero!

  • 29 March 2021 - 07:44
Pas tërmetit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, politika e lidhur me krimin duhet të pastrohet e zhveshur lakuriq, për një fillim të ri nga pika zero!

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit skena politike e Kosovës ka pësuar një ndryshim të madh. Zgjedhjet bënë ndërrimin e partive në Qeveri. Tash erdhi VV. Partitë tradicionale i humben zgjedhjet. Partitë politike që ishin në pushtet, gjenden në një rrugëkryq të madh të riorganizimit të tyre dhe të pozitën shoqëri. Ato po vendnumërojnë.

Image
Muhamet Kelmendi

- Duket se LDK me zgjedhjet e reja ka ikur nga pozita ndarëse. Kjo, për momentin ndoshta qëndron, por LDK ka shume fërkime të brendshme dhe vazhdimisht po konfrontohet me figura te pakënaqura. Pozita e LDK-së do të dihet me votën për a kundër z. Osmani në postin e Presidentes. Vetë fakti se ka kundërthënie tregon se grupimet janë të programuara. Megjithatë dhe përkundër kësaj LDK ka ikur nga pozitat e subjektit që ishte. LDK ka kohë që po manovron me pikëpamje politike. Për pushtet ka dhënë tërë ideologjinë e vetë. Tash i duhet LDK-së një përcaktim politiko - ideologjik. Kjo është e rëndë. Por, pa të nuk ecë LDK. LDK-së i duhet për të ju kthyer në rrugën e Rugovës. A do ta arrijnë këtë nuk besohet. Ndërsa, pa këtë, nuk bëhet parti e masave.

Nuk është në pozitë më të mirë as PDK. Me Enver Hoxhaj në pozitë të kryesit të detyrës së Kryetarit nuk ecë PDK. Enver Hoxhaj nuk ju takon radhëve politike të PDK. Ideologjia e ti është tjetër nga ajo e PDK-së. Ai jeton në PDK duke e pasur Thaçin a Veselin udhëheqës. Vetë nuk është në gjendje ta drejton këtë parti. Thjeshtë sepse nuk vjen nga lufta dhe nuk ka asgjë të përbashkët me PDK-në . Në PDK do të kemi thyerje dhe me siguri së shpejti do të ecet në rrugën e zgjedhjeve të brendshme. Po kështu i duhet PDK-së një sqarim politik dhe ideologjik. Tash nuk e ka. PDK ka një ideologji që nuk përputhet me shumë veta në kryesinë e saj dhe as me Enver Hoxhajn.

Deri kur do të shkon kështu varet nga grupimet dhe fërkimet që janë. Zgjedhjet janë shërimi i PDK-së. Tek AAK nuk ka thyerje në ideologji dhe në udhëheqje. Nga AAK po ikin njerëzit. Disa anëtarë të Kryesisë dhanë dorëheqje. Tash iku edhe Kryetari i komunës se Obiliqit. Këto e kanë dobësuar. Megjithatë AAK jeton dhe e ka një udhëheqës të patundur në rrugën e saj. Tjetër është çështja me NISMEN dhe me AKR-në. Këto dy parti janë jashtë parlamentit. Ato kanë vështirësi në riorganizim, në strukture dhe në ideologjinë politike. AKR dhe NISMA nuk dinë në fakt se çka janë. Kanë mbetur vetëm emrat. Në tërësi mundë të thuhet se kanë shumë punë partitë opozitare për të kryer dhe për të jetuar dhe rikthyer në gjendjen ku ishin para disa vjetëve. Në pozitë më të mirë nuk është as VV. VV i fitoi votat. Por, asaj i mungon aktualisht një program i qartë politik. Ka konflikte midis ideologjisë së VV-së që ishte më herët dhe të asaj që është sot.

Dyanshmëria politike po i bënë dëme edhe VV-së. Ai konflikt po del në qëndrime, në aktivitet, në zgjidhjen e probleme etj. Ka kundërthënie të madhe ideopolitike edhe në strukturë ka vështirësi VV-ja. Ecja si uragan i votueseve e ka hutuar VV-në dhe ajo po mendon se pa një strukturë demokratike të brendshme mundë të zhvillohet. Ky është gabim. VV ose duhet të lirohet nga brenda dhe të sqaron vijën e vetë ideopolitike ose do të këtë rënie të madhe në skenën politike. Votuesit do të ikin. E tërë skena politike në Kosovë është në lëvizje. Uragani do të bëjë punën e vete. Konfliktet janë të programuara. Shërimet janë të rënda.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".