Një grua lind në moshën 57 vjeçe pasi humbi vajzën e saj 13-vjeçare nga kanceri

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 12:12
 Një grua lind në moshën 57 vjeçe pasi humbi vajzën e saj 13-vjeçare nga kanceri

Një mrekulli e shkencës por edhe e dashurisë. Barbara Higgins është një grua nga New Hampshire, e cila falë teknikave të fekondimit të asistuar lindi në moshën 57 vjeçare.

Një fakt i jashtëzakonshëm në vetvete, por që në këtë rast përfaqëson vetëm fillimin e historisë.

Higgins arriti të bënte një fëmijë pasi kapërceu një tumor në tru gjatë shtatzënisë dhe humbi një vajzë  tjetër pesë vjet më parë për shkak të së njëjtës sëmundje, Molly, vetëm 13 vjeç.

Barbara lindi më 27 mars. Ajo ka punuar për vite më radhë mësuese e edukumit fizik në shkollën e mesme dhe lindi një fëmijë të  shëndetshëm, Jack i cili peshonte 2 kilogram e gjysmë.

“Kam frikë dhe ankth, por tani jam shumë e ngazëllyer,” tha gruaja para se të hynte në spital.

Pas vdekjes së Molly, çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë tjetër, Grace, kishin menduar për një shtatzëni të re.

Për të mbetur shtatzënë, Barbara dhe burri i saj Kenny Banzhoff, 65 vjeç iu drejtuan një klinike në Boston. Por ishte pikërisht kur të dy kuptuan se, pavarësisht moshës, ata mund të kishin një fëmijë nëna e ardhshme zbuloi se kishte një tumor në tru.

Një pengesë e kapërcyer me shumë guxim deri në shtatzëninë e re. Sidoqoftë, Higgins nuk është gruaja më e vjetër që ka lindur: rekordi aktualisht i përket 66-vjeçares Maria del Carmen Bousada Lara, e cila kishte binjakë në Spanjë në 2006.

(Kosova Sot Online)