Konsolidimi i institucioneve, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett i shkon në zyrë Albin Kurtit

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 16:54
Konsolidimi i institucioneve, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett i shkon në zyrë Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe  shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, tha Kurti.

Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. 

(Kosova Sot Online)