SHBA: ISIS-i mbetet ende kërcënim

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 14:35
 SHBA: ISIS-i mbetet ende kërcënim

Organizata terroriste Shteti Islamik (IS) “mbetet një kërcënim”, paralajmëroi John Godfrey, i dërguari i përkohshëm special i Koalicionit Global kundër ISIS.

”Grupi terrorist vazhdon të paraqesë një kërcënim të rëndësishëm të sigurisë në Siri dhe Irak dhe më gjerë, duke përfshirë Europën dhe Amerikën e Veriut”, theksoi Godfrey.

Godfrey theksoi se “që nga disfata e kalifatit të ISIS në 2019, ai ka intensifikuar fokusin e tij në aktivitetet e filialeve dhe rrjeteve”.

”Kjo u demonstrua nga një sulm në Mozambik gjatë fundjavës, në të cilin u vranë më shumë se 55 forca të sigurisë mozambikase”, shtoi ai.

Sulmet si këto janë tregues të qartë se ISIS vazhdon të kërkojë në mënyrë aktive për të përhapur aktivitetin e saj vdekjeprurës në fronte të reja.

(Kosova Sot Online)