Ambasada amerikane ka një mesazh për zyrtarët që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 18:05
Ambasada amerikane ka një mesazh për zyrtarët që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se deklarimi i pasurisë është një mjet i fuqishëm për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi ambasada ka kërkuar që të gjithë zyrtarët të deklarojnë pasurinë në AKK.

“Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë anti-korrupsion. Ne i duartrokasim ata që e kanë deklaruar tashmë dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë përmbushur afatin e fundit të 31 Marsit. Shpresojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit do të paraqesë akuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)