Kosovarja që dyshohet se vdiq pas rrahjes nga burri

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 20:02
Kosovarja që dyshohet se vdiq pas rrahjes nga burri

Një konflikt që dyshohet se ndodhi më 12 mars mes çiftit N.B dhe F.B në Zvicër përfundoi me vdekjen e gruas kosovare, F,B. Kosovarja ka vdekur më 19 mars, pas një jave në kujdesin intensiv. Nga Prokuroria zvicerane kanë folur lidhur me ngjarjen. Në përgjigjen e tyre thuhet se burri saj është në paraburgim dhe është duke u hetuar.

Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim të Zvicrës.

Shtëpia e tyre në Zvicrës

44-vjeçarja së bashku me burrin e saj, N.B kishin tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore.

Në mediat zvicerane thuhet se njëra nga vajzat e kishte lajmëruar rastin e dhunës në Polici. Viktima F.B ishte gjetur në gjendje tejet të rëndë dhe raportohej se ndihma e parë e kishte kthyer në jetë.

Familja e N.B

Prokuroria në Zvicër  kanë treguar se burri i kosovares, N.B është duke u mbajtur në paraburgim dhe po hetohet.

Personi i dyshuar është në ndalim hetues.

Përgjigja e Prokurorisë së Zvicrës

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre që dyshohet se çuan deri në vrasjen e F.B.

Prokuroria në Zvicër thonë se ende nuk dihet motivi që dyshohet se e ka shtyrë kosovarin që ta rrah gruan për vdekje, por se janë duke vazhduar hetimet në këtë drejtim.

Kjo varet nga hetimet që janë duke vazhduar.

Përgjigja e Prokurorisë së Zvicrës

Në mediat zvicerane thuhet se sipas Zyrës së prokurorit lokal, N.B nuk kishte asnjë ndjekje penale në të kaluarën.

Për rastin kanë mbetur të shokuar edhe fqinjët e çiftit, pasi sipas tyre, ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vete.

Rastet e dhunës në familje që përfunduan me viktima ishin të shumta në Kosovë, por edhe në mërgim.

Rasti i fundit që shokoi vendin ishte rasti i familjes Zuka nga Zvicra, ku kryefamiljari vrau gruan, dy djemtë e tij e pastaj edhe veten. Ngjarja kishte ndodhur në natën e 30 dhjetorit në Pozheran të Vitisë.

(Kosova Sot Online)