Ish-deputeti i LDK’së: E çmoj vendimin për Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 18:51
Ish-deputeti i LDK’së: E çmoj vendimin për Vjosa Osmanin

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi, e ka përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të qëndruar në sallën e Kuvendit kur bëhet votimi për ta bërë presidente Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se ky vendim i LDK-së është i arsyeshëm dhe në interes të vendit.

Sipas tij, Vjosa Osmani është shumë e përgatitur për rolin e presidentes.

“Osmani është një ndër më të përgatiturat prej formatit politik të sotshëm. Është një e mirë që ajo të votohet dhe besoj se ajo me potencialin e vet do t’i përmbahet frymës kushtetuese”.

“Nuk kam asnjë dilemë që ajo nuk do ta kryejë punën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme”.

(Kosova Sot Online)