A ka ndryshuar qëndrimi i AAK’së për votimin e Vjosa Osmanit – Haradinaj flet në konferencë për media

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:34
 A ka ndryshuar qëndrimi i AAK’së për votimin e Vjosa Osmanit – Haradinaj flet në konferencë për media

Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj thotë se subjekti në të cilin ai udhëheq nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së presidentit.

Haradinaj para gazetarëve thotë se e kanë mirëpritur një ftesë që të bisedojnë me fituesin e zgjedhjeve për këtë temë.

Megjithatë, kreu i Aleancës thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë bërë një ftesë të tillë.

Shefi i AAK-së ka thënë se e ka parë edhe vendimin e Lidhjes Demokratike që ta përkrahin Osmanin, por, që shton se në subjektin e tij nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tij për këtë temë.

“Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve z.Kurti zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre kërkesë apo marrëveshje, ata nuk kanë kërku prej neve bashkëpunim, vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes, e pash një njoftim që LDK ka një votim të tillë, sa i përket Aleancës nuk ka ndryshu asgjë”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)