Aksident në udhëkryqin Prishtinë – Gjakovë, shtatë persona të lënduar

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 11:38
 Aksident në udhëkryqin Prishtinë – Gjakovë, shtatë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:00 në udhëkryqin Gjakovë-Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit mes dy veturave janë lënduar shtatë persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Pas orës orës 09:00, ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, jo të rënda dhe më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)