Një trafikant hedh dy vajza të vogla nga një lartësi prej 4 metrash

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 13:33
Një trafikant hedh dy vajza të vogla nga një lartësi prej 4 metrash

Një ngjarje e tronditëse e ndodhur në kufirin SHBA-Meksikë është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Incidenti u vu re nga një anëtar i Patrullës Kufitare të SHBA (CBP) ndërsa po kontrollonte kamerat ÇTV.

Në videon e publikuar shihet një trafikant i qenieve njerëzore teksa hedh dy vajza të vogla nga një mur me lartësi prej katër metrash.

‘Të martën në mbrëmje një agjent i Santa terezës i ngarkuar për të parë kamerat, pa një trafikant duke hedhur dy fëmijë të vegjël nga një mur kufiri prej një lartësie prej katër metra’ tha CPB në një deklaratë.

Vajzat u dërguan në një stacion CBP në Santa Teresa, New Mexico për një ekzaminim mjekësor dhe më pas u dërguan në një spital për masa paraprake.

“Unë jam i tronditur nga mënyra çnjerëzore në të cilën këta trafikantë hodhën fëmijë të pafajshëm nga një mur 14 metra natën e kaluar,” tha shefi i patrullës Gloria I. Chavez në një deklaratë.

Chavez sqaroi se rojet kufitare amerikane po bashkëpunojnë me autoritetet meksikane për të gjetur autorët.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të madhe të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në kufirin e saj jugor: më shumë se 100,000 emigrantë u arrestuan në shkurt, duke përfshirë gati 10,000 të mitur të pashoqëruar dhe 20,000 anëtarë të familjes.

(Kosova Sot Online)