Deshën përmes akrobacioneve me aeroplan të zbulojnë gjininë, rrëzohet fluturakja në Meksikë

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 09:38
 Deshën përmes akrobacioneve me aeroplan të zbulojnë gjininë, rrëzohet fluturakja në Meksikë

Një video amatore shfaq momentin kur një aeroplan në Meksikë rrëzohet dhe gjithçka transmetohet drejtpërdrejtë – ku si pasojë kanë humbur dy persona që ishin brenda.

Gjithçka ndodhi kur personat që ishin brenda fluturakes tentuan me ajër të krijojnë formën e një foshnje, duke bërë të ditur se çifti që ishin në anije po presin ta sjellin në jetë një vajzë, e mysafirët e tyre shikuan tmerrin nga një anije.

Dyshja, familjarët dhe miqtë e tyre po shikonin nga një anije, kur piloti humbi kontrollin dhe përfundoi me fluturake në det. E pak para se të ndodhte tragjedia, dëgjoheshin zëra “është vajzë” e këta zëra vinin nga aeroplani Cessna 206 që ishte marrë me qira dhe fluturoi mbi det – duke tentuar të bëjë disa akrobacione.

Për ironi, njëri prej mysafirëve që ishte në anije pak para rrëzimit të aeroplanit, kishte thënë se gjithçka është mirë derisa fluturakja nuk bie në ujë. E mediat meksikane raportojnë se ishin dy deri katër pasagjerë në aeroplan që u ngrit në ajër nga Holbox, 40 kilometra larg Cancunit.

Njëri mbeti i vdekur në vend, e tjetri derisa po tentonin ta shpëtonit ekipet emergjente. Megjithatë dy tjerë janë nxjerrë gjallë.

(Kosova Sot Online)