Tregti qindramilionshe me lejet e ndërtimit, Prishtina po dëmtohet rëndë nga Qeverisja e korruptuar e Shpend Ahmetit!

Tregti qindramilionshe me lejet e ndërtimit, Prishtina po dëmtohet rëndë  nga Qeverisja e korruptuar e Shpend Ahmetit!
Tregti qindramilionshe me lejet e ndërtimit, Prishtina po dëmtohet rëndë  nga Qeverisja e korruptuar e Shpend Ahmetit!

Muhamet Kelmendi

  • 02 April 2021 - 07:34

Shkruan: ANALIST-Muhamet Kelmendi

Çështjet e korrupsionit në sektorin e lëshimit të lejeve për ndërtim dhe vetë të ndërtimit janë dukuri shumë të shpeshta në Prishtinë dhe në qytetet tjera dhe është shumë vështirë të hetohen. Në këtë anë, nëse nuk ke një plan të qytetit, shumë lehtë lëshohen lejet për ndërtim dhe ka mundësi të larta korruptive, pa asnjë kontroll. Ndërsa, ku ka plane të qytetit, dukuritë e tilla shumë lehtë mund të luftohen. Mirëpo këtu duhet vetëm kontroll nga organet kompetente dhe nga prokuroria. Thjeshtë: Një leje e lëshuar jashtë normave të planit të qytetit tërheqë domosdo dyshimin për korrupsion.

Ndërtimi nëse nuk kontrollohet nga inspektoret komunal që janë kompetent për të përcjellë ndërtimin sipas lejes dhe planit për të ndërtuar, i lihet atëherë ndërtuesit nën vullnet dhe këtu bëhen çrregullime në ndërtim. Me këtë zihen sipërfaqet e rrugës ose futet ndërtimi thellë në pjesën publike të të gjithë qytetareve.

Këtë e kemi të shfaqur në lagjen e "Spitalit",në "Arbëri", në "Tasligje", në rrugën që shkon në drejtim të Matiqanit, në pjesët e qytetit të vjetër etj. etj. Dukuritë e tilla e kanë kapluar tërë Kosovën. Por më tepër po duken në qytetet e mëdha dhe kryesisht në Prishtinë. Këtu e ka humbur pamjen qyteti dhe shumë pjesë janë bërë të pa kalueshme. Edhe banuesit kanë probleme prej ndërtesave të mëdha të ndërtuara si kërpudha. Hapësirat rrugore janë zvogëluar.

Është kapur ashpër hapësira e gjelbër dhe tash ka filluar edhe intervenim në pjesët e qytetit ku ka pasur ndërtime individuale dhe po shkatërrohen shumë shtëpi individuale në llogari të ndërtesave shumëkatëshe. Shih për këtë pjesën më vitale të Prishtinës në Parku, përfundim Velanisë, në Arbëri etj. Çështjet e tilla natyrisht se janë objekt i shqyrtimi të organeve. Kudo ku ka raste të tilla kërkohet intervenim i organeve të drejtësisë. Nuk ka ndërtime të tilla pa lidhje dhe tolerim nga organet e komunës. Veprat janë të shumta dhe të rënda.

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/videos/126317172798718

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".